Qindra mbështetës të Presidentit Donald Trump sulmuan djeCapitol Hill në Uashington në përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje, duke pushtuar simbolin e demokracisë amerikane dhe duke detyruar Kongresin të pezullojë seancën për të certifikuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Përmes përplasjeve ,Trupat e Gardës Kombëtare ishin në aksion për të ruajtur paqen, ndërsa protestuesit refuzuan t’i binden policisë, dhuna shkaktoi 4 viktima, mes tyre një grua. Skena aspak të zakonta u panë në Uashington, me turma që mësynë sallën e Kongresit, njerëz që ngjiteshin në mure në përpjekje për të ndalur ligjvënësit të vijojnë procesin e certifikimit të fitores së Joe Biden. Presidenti Trump është akuzuar se ka nxitur protestuesit duke pretenduar vazhdimisht për manipulim zgjedhjesh. Teksa turma përpiqej të futej në Kongres, ligjvënësit u panë të mbroheshin poshtë tavolinave, kurse policia nuk mundi të ndalonte protestuesit të cilët arritën të sulmonin ndërtesën. Dhjetëra prej tyre bastisën zyrat dhe korridoret. Joe Biden i cili është vetëm dy javë larg përurimit, tha se demokracia amerikane ishte “nën sulm të paprecedentë “. Megjithatë policia më vonë arriti të shpërndajë protestuesit dhe Kongresi amerikan vazhdoi seancën e jashtëzakonshme.
Dhunë në SHBA. Protestuesit hyjnë në Capitol Hill, 4 të vdekur
U.S. Capitol Police scuffle with demonstrators after they broke through security fencing outside of the U.S. Capitol building in Washington, D.C., U.S., on Wednesday, Jan. 6, 2021. The House and Senate will meet in a joint session today to count the Electoral College votes to confirm President-elect Joe Biden's victory, but not before a sizable group of Republican lawmakers object to the counting of several states' electors. Photographer: Graeme Sloan/Bloomberg via Getty Images
Share.