Dhunë ndaj imamit të fshatit Rashtish

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Imami Rifat Doda nga Shasi i Anës së Malit , i cili shërben në fshatin Rashtish, është goditur nga një banor i po këtij fshati. Sipas informatave jozyrtare të gazetës “Vijesti”, imami është goditur nga një person me mbimerin Hoxhiq, por nuk ka detaje të hollësishme për arsyet e këtij veprimi.

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq, e ka dënuar aktin e dhunshëm, i cili ,  sipas informatave që disponon kjo bashkësi, është i karakterit personal dhe jo fetar.

Share.