Dhoma Ekonomike e Malit të Zi e përkrah “Planin Marshall – Evropa tani”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bordi Drejtues i Dhomës Ekonomike të Malit të Zi pajtohet se reforma e e taksave Evropa tani – “Plani Marshall” është iniciativë pozitive dhe se ata mbështesin uljen e barrës tatimore dhe rritjen e pagës minimale, por që ende ka disa të panjohura , thonë nga ata në një deklaratë.

Të panjohurat ekzistojnë veçanërisht në fushën e normave të fitimit të taksuar, tatimit për tërheqjen e parave të gatshme dhe atë të dividentave. Si një problem i mundshëm deklaruan nga kjo organizatë,  është se ka kompani të vogla dhe të mesme që nuk mund të përballojnë rritjen e pagave, dhe mund të falimentojnë.

Kryetarja e Dhomës së Ekonomisë, Nina Drakiq, vuri në dukje se reforma bazë, e cila përfshin Planin Marshall – Evropa tani, është rritja e pagës minimale në 450 euro në krahasim me 250 euro që është aktualisht , çka përbën rritje prej 80 %, dhe rritja e akcizave për produktet jo të shëndetshme.  Drakiq deklaroi se implementimi i pagës së pa tatueshme në nivel deri 700 euro bruto, si dhe taksimi progresiv i së njëjtës do të zvogëlojë dhe minimizojë ekonominë joformale në tregun e punës.  Ajo tha se në komunikim me Ministrinë e Financave, do të inicojë organizimin e një tryeze të rrumbullakët ku do të merrnin të gjitha përgjigjet e pyetjet e mbetura pezull.

Share.