Dezinformime per gurët e Shasit/reagon Bashkësia lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kumtesë për opinion

Bashkësia Lokale Katërkollë në lidhje më lajmin e publikuar në portale elektronike për devastimin e zonës arkeologjike të Qytetit të Vjetër të Shasit, ku u lajmërua marrja e gurëve nga murët rrethues të qytetit, është lajmëruar mënjëherë Policia Komunale. Më datë 14.01.2015, Kryeshefi i Policisë Komunale sëbashku më dy inspektorë si dhe përfaqësuesit e B.L.Katërkollë kanë konstatuar se :

Në objektet dhe muret egzistues brenda zonës arkeologjike të Shasit nuk ka gjurmë të devastimit përmes heqjes së gurëve. Objektet dhe murët e Qytetit të Vjetër të Shasit më këtë rast dhe janë fotografuar nga Policia Komunale. Lajmërojmë gjithashtu se do të vazhdohet dhe më  inspektimin e të gjithë hapsirës së lokalitetit arkeologjik i cili përfshin rreth 20 hektarë.

Njëherit bëjmë më dije se B.L.Katërkollë sëbashku më institucionet kompetente lokale dhe shtetërore do të vazhdojë aktivitetin e sajë për finalizimin e kushteve të plota për mbrojtjen dhe përkujdesjen institucionale të gjithë zonës arkeologjike të Qytetit të Vjetër të Shasit.

Këshilli i B.L.Katërkollë

Kryetari- Sabri Salaj

Share.