Dështon tenderi, punëtorët e RTV “Ulqini” 9 muaj pa rroga

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas deklaratave tendencioze të Kryetrit të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka se TV Ulqini do të hapet para Vitit të Ri 2015, duke e bindur opinionin se së shpejti do ta hapin këtë medium  pasiqe kane fituar kamera falas nga Top Chanel, e madje ishin të propozuar edhe disa persona të cilët pritej të merrnin postet e dëshiruara. Mirëpo duket se thjeshtësia e hapjes së një mediumi televiziv  nuk  po ecën sipas planifikimit dhe vizionit që kishin sepse tenderi për kabllimin dhe blerjen e pajisjeve për Radio Televizionin e Ulqinit ka dështuar. Kështu ka vendosur  Komisionit për zbatimin e tenderit, pasi që interesimi ishte i dobët sepse  vetëm një kompani kishte bërë oferten e saj, por edhe ajo nuk i plotësonte kushtet.

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTV Ulqinit Arben Llunji, deklaroi se tani për tani nuk ka një plan të qartë se si do të ecet më tej.

I pyetur nëse do te hapet tenderi i ri, ai u përgjigj se hapi i parë është thirrja e mbledhje së Këshillit Drejtues e pastaj do të vendoset për hapat e mëtejshëm.

Ndërmarrja e RTV Ulqinit punon më shumë vështirësi dhe u detyrohet punëtoreve 9 rroga të prapambetura, kurse kontributet nuk janë paguar në më se dy vjet.

Share.