DESHTON  PROPOZIMI PER KOMUNEN E TUZIT(LISTA E VOTIMIT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne kuader  te Seances se dymbedhjete te Kuvendit te Malit te Zi,ku ne rend te dites ishte plotesimi dhe ndryshimi I ligjit mbi organizimin territorial te propozuar nga deputetet Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj  ku parashihej qe Tuzi do te fitoje statusin e komunes se plote, perseri deshtoi. Gjate shqyrtimit te pikes ne fjale ka pasur shume diskutime por kundershtimet me te medha kane ardhur nga radhet e DPS-it te cilet nuk e kane perkrahur  kete propozim, pasiqe sipas tyre statusi aktual  I fituar para disa muajsh eshte I mire dhe nuk  ka nevoje per ndryshime. Halil Dukoviq ishte diskutuesi I cili me se shumti ka kundershtuar miratimin e ketij dokumenti, duke I akuzuar propozuesit se kjo po behet ne kuader te fushates zgjedhore.  Nik Gjeloshaj  dhe Genci Nimanbegu kane mbrojtur qendrimet e tyre partiake duke theksuar se kjo eshte kerkesa konstante e shqiptareve dhu nuk do te heqin dore deri ne realizimin saj.

Gjeloshaj tha se deri tani ka pasur vetem premtime, por tani eshte shansi te tregohet me fakte.

Deputeti Nimanbegu perkujtoi se statusi I komunes se Tuzit eshte inicuar disa here, por nuk ka pasur perkrahje.  Statusi I plote I komunes se Tuzit eshte kerkese e te gjitha subjekteve shqiptare dhe eshte casti I duhur qe te vleresohet kjo situate dhe te ndreqim gabimet te cilat jane bere ndaj kesaj zone,tha Nimanbegu.

Lista e votimit per Statusin e Komunes se Tuzit

 

Share.