Dështon koalicioni anti -NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Projekti i formimit të koalicionit anti- NATO, i cili nënkupton formimin e aleancës më të fortë institucionale të partive politike dhe OJQ-ve, ka dështuar pasi që iniciuesi, Partia Demokratike Popullore (DNP) e Millan Knezheviqit  nuk ka fituar përkrahjen e Demokracia e Re Serbe (NOVA), Partisë Socialiste Popullore (PSP) dhe një pjesë e sektorit civil e cila kundërshton anëtarësimin e Malit të Zi në këtë aleancë ushtarako politike, bëhet medie “Pobjeda”.

“Projekti definitivisht ka dështuar për shkak të organizimit të dobët, dhe paraqitjeve retrograde publike gjatë protestave kundër NATO-s të mbajtura në Podgoricë të shtunën e kaluar m 12 dhjetor”, shkruan kjo gazetë. Iniciativën për formimin e koalicionit kundër NATO-s e ka publikuar kryetari i Partisë Popullore Demokratike Millan Knezheviq  në takimin e një pjese të liderëve të opozitës  me mitropolitin Amfillohije të mbajtur në fillim të shtatorit të këtij viti.

Share.