Deri tani janë kryer 60% e punimeve në rreth. Përfundimi në afatin e paraparë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesit e kompanisë “Putevi” nga Tivari dhe zyrtarët e Komunës së Ulqinit vizituan sot punimet në rrethin në qendër të qytetit. Zëdhënësja e kësaj kompanie Gordana Miliq, tha për televizionin Teuta se punimet e deritanishme kanë qenë pjesa më e vështirë e projektit dhe në vazhdim kanë mbetur edhe 40% deri në përfundim. Ajo shtoi se gjatë punimeve kanë hasur edhe në vështirësi teknike  por të gjitha janë tejkaluar pa probleme.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu, u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe u kërkoi falje qytetarëve për vështirësit me të cilat përballen në komunikacion. Ai tha se nuk është i lehtë qarkullimi kur është e bllokuar qendra e qytetit por që për këtë investim ja vlen sakrifica. Cungu shprehu besimin se punimet do të kryhen në afatin e parashikuar.

Share.