Deri në fund të nëntorit, debati për statusin e komunës së Tuzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën do të debatohet për statusin e ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit do të mbahet në javën e ardhshme.

Siç njofton  gazeta “Pobjeda”,  për modelin sipas të cilit Tuzi do të jetë komunë në kuadër të kryeqytetit me territor , buxhet dhe kompetenca të veta , është siguruar shumica sepse përkrahje këtyre propozim ligjeve më parë u kanë dhënë PDS , Partia social demokratike, partia boshnjake, Social demokratët, Iniciativa qytetare, dhe pritet përkrahje e Malit të Zi pozitiv.

Deputeti i PDS,  Nikollë Gegaj,  ka theksuar se debati plenarë për këto ligje të cilët definojnë pozitën e re të Komunës së re të Tuzit do të mbahet në kuadër të kësaj seance kuvendore , e cila është në vazhdim.

Gegaj ka sqaruar se fjala është për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për kryeqytetin si ligj kyç si dhe për aktet tjera përcjellëse siç janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin territorial , për administratën lokale dhe për financimin e administratave lokale.

Share.