Deputeti Vuksanoviq kërcënohet përmes rrjeteve sociale

0

Deputeti i Iniciativës qytetare kroate, Adrian Vuksanoviq ka qenë viktimë e kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve sociale. Për këtë ka pasur reagim edhe nga Partia Boshnjake, e cila e ka vlerësuar si të papranueshëm kërcënimet ndaj dikujt vetëm për përkatësinë etnike dhe i kanë bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masat e duhura.

Kërcënimet nëpërmjet rrjeteve sociale në Mal të Zi nuk janë fenomen i rrallë, por deri tani zakonisht nuk kanë qenë të drejtuara në adresa personale, çka tregon për një përkeqësim të situatës së përgjithme politike në vend. Përkeqësim të komunikimit ka pasur edhe në Kuvendin e Malit të Zi, kryesisht në mes deputetëve të Frontit Demokratik dhe atyre që përbëjnë koalicionin qeverisës.  

Share.