Deputeti Gjeloshaj shpalos aktivitetet ne Malesi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Deputeti i ASH-se Nik Gjeloshaj, permes statusi te tij ne FB njofton per aktivitetet e radhes te cilat po zhvillohen ne te mire te banoreve te Malesise, si rezultat i angazhimit te tij si deputet. Mbas disa muajsh analiza dhe punë të ekspertëve, dhe pas shume vite pritjesh nga ana e banoreve është definuare zgjidhja teknike e vetme për ujësjellësin për zonën e Hotit.

Deputeti Geloshaj njofton se zgjidhja teknike ideore është përfunduar dhe ujësjellësi për Drume, Spi, Skorraq, Arzë, Helmicë, Nabom dhe Traboin do të ketë burimin nga rezervoaret në Qafë të Kishës, nga ku furnizohet edhe Malësia me ujë. Projekti kryesor, në bazë të cilit bëhet edhe tenderi publik do të përfundohet shumë shpejt dhe pritet që për një kohë të shkurtër të shpallet edhe fituesi.

Të gjithë pjesa e para fillimit të punimeve është realizuar nga Ujësjellësi i Podgoricës, ndërsa financimi do të bëhët nga mjetet që janë ndarë nga Ministria e Financave në bazë të amandamentit te cilin zoteri Gjeloshaj e ka dorezuar në dhjetor të vitit 2014 ne Kuvendin e Malit te Zi.

Besoj që nga tani do të bëhen vetëm hapa para në drejtim të realizimit të këtij projekti kaq të madh dhe të nevojshëm për banoret e atyre zonave. Uroj që punimet të fillojnë sa më shpejt dhe të përfundojnë në afatin e përcaktuar në mënyrë që verën e ardhshme banoret e këtyre zonave të furnizohën me ujë nëpërmjet ujësjellësit dhe jo si deri më tani nëpërmjet cisternave, theksoi Gjeloshaj.

Poashtu ai ka informuar se ka ringritur iniciativën për përfundimin e rrugës Dinoshë-Pikalë-Triesh dhe shpreson  se deri në fund te vitit do fillojë asfaltimi i pjesës nga Trieshi në Selisht.

 

Share.