Deputetët votuan për shkarkimin e ministrit Konjeviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetet e Kuvendit të Malit të Zi vazhduan dje debatin për të votuar shkarkimin e ministrit të punëve të brendshme Rashko Konjeviq. Parlamenti, me shumicë votash, votoi pro shkarkimit.

Për shkarkimin e Konjeviqit votuan 42 deputetë, kurse dy ishin kundër. Kryeministri Millo Gjukanoviq ia ka dorëzuar me 1 shkurt Kuvendit propozimin për shkarkimin e Konjeviqit duke theksuar se ministri Konjeviq, pasi që qeveria në mbledhjen e parlamentit me 27 janar ka fituar votëbesimin, i ka propozuar që të dorëzojë propozimin për shkarkimin e tij.

Share.