Deputetët sot vendosin për seancën në distancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Malit të Zi sot do të mblidhet për të vendosur lidhur me propozimin e ndryshimit të Rregullores së punës së këtij institucioni, me çka do të mundësohej që në seancë të marrin pjesë në mënyrë virtuale edhe deputetët të cilët për arsye shëndetësore nuk mund të jenë prezent. Propozimin për ndryshim të rregullores e kanë paraqitur përfaëqsues nga të gjitha klubet politike dhe pritet që të miratohet unanimisht. Këto ndryshime do të vlejnë deri më 31 dhjetor.

Share.