Deponia e Mozhurës e mbingarkuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga deponia e Mozhurës në mes Ulqinit dhe Tivarit si pasojë e kalbjes së mbeturinave shtrihet gazi metan , i cili më pas përhapet në vendbanimet më të afërta, tha profesoresha Smiljana Vukiqeviq, e cila udhëhoqi projektin 10 mujor për menaxhimin e mbeturinave në komunat e Ulqinit dhe Tivarit.

Ajo tha se deponia është e mbingarkuar pasi në të çdo ditë hidhen 173 tonë mbeturina, kurse kapaciteti është 70 tonë. Sipas Vukiqeviq, në mes Tivarit dhe Ulqinit është e domosdoshme ndërtimi i një qendrë për reciklim të mbeturinave, stacione të transferimit prej zonava jourbane  si dhe vorrezat për bagëti, çka kërkon mjete të konsiderueshme financiare.

Projekti për menaxhimin e mbeturinave në komunat bregdetare është financuar nga ambasada e Amerikës në Në Mal të Zi.

Share.