Demokratët pranojnë ofertat e Frontit dhe “Çelësit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Demokratët e Malit të Zi kanë vendosur që të pranojnë ofertën e Frontit Demokratik dhe koalicionit “Çelësi”, që pas zgjedhjeve asnjëri grupacion të mos bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Socialistëve.

Nga ky subjekt kanë theksuar se qëllimi i tyre kryesor politik është bashkimi i opozitës dhe largimi nga pushteti i PDS-së, prandaj ato përshëndesin faktin që edhe subjektet tjera ndajnë të njëjtat vlera politike si Demokratët.

Share.