Demokratët: Plani i legalizimit të objekteve ka dështuar plotësisht

0

Plani i Qeverisë së Malit të Zi që nëpëmjet Ligjit për planifikim hapsinor të legalizojë objektet e ndërtuara pa leje në territorin e Malit të Zi, ka dështuar plotësisht, kanë deklaruar nga Demokratët e Mali të Zi. Sipas tyre, që prej miratimit të këtij ligji në Kuvend, deri tani janë legalizuar vetëm 734 objekte nga rreth 51.000 kërkesa, apo vetëm 0,73%. Nga ky subjekt thonë se në procedurë janë bërë lëshime të theksuara, nuk ka pasur plane, ka pasur gabime në inçizimet orto fotografike, kurse në mes janë përzier edhe interesat e ndryshme të zyrtarëve dhe oligarkëve të partisë në pushtet. Sipas Demokratëve, qëllimi i Qeverisë nuk ka qenë vendosja e rregullit në këtë sektor por mashtrimi i qytetarëve me qëllim që tu merren edhe mjetet e fundit financiare.

Share.