Demokratët mbajtën konventën në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Demokratët e Malit të Zi mbajtën mbrëmë në sallën e Kuvendit Komunal, Konventën Qendrore, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën, më 4 shkurt. Përveç mundësisë për të parë mbështetjen që Demokratët gëzojnë në këtë qytet, kjo ishte gjithashtu një mundësi për të zgjedhur Këshillin Komunal të Demokratëve në Ulqin, i cili numëron 22 anëtarë. Në krye  të këtij këshilli u zgjodh politikologu Millosh Kopitoviq. Përveç shumë qytetarëve të Ulqinit, në Konventë morën pjesë anëtarët e kryesisë së Malit të Zi Demokratik, të udhëhequr nga kryetari Aleksa Beçiq. Kryetari i Demokratëve  vuri në dukje se ideja e fitores, jo e ndarjes, ka kohë që ka lindur në Ulqin, por tani është momenti që ajo të përhapet më tej në këtë qytet të bukur. Më pas ai kujtoi se demokratët në zgjedhjet në Petnjicë dhe Tuz, kanë konfirmuar  më së miri karakterin qytetar të kësaj partie.

Share.