Demokratët dhe URA do të dalin së bashku në zgjedhjet në Podgoricë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Demokratët e Malit të Zi dhe Lëvizja Qytetare URA, sipas burimeve të gazetës Pobjeda,  do të dalin së bashku në zgjedhjet lokale në Podgoricë. Ky vendim sipas gazetës është përfundimtar, pasi është miratuar edhe nga këshillat komunal të këtyre partive. Subjektet janë dakorduar që shpërndarja e mandateve të jetë në përmasa 70:30, kurse bartësi i listës do të caktohet në komunikim të drejtpërdrejt në mes kryetarëve Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq.

Share.