Dëme edhe në zona të tjera të Shqipërisë

0

Përveç Qarkut të Durrësit, në tërmetin e 26 nëntorit ka edhe zona të tjera që kanë pësuar dëme të konsiderueshme, por për arsye se viktimat u regjistruan vetëm në Durrës dhe Thumane, fokusi i opinionit publik ishte më tepër në këto dy vende, tha për TV Teuta, zv ministrja e punëve të brendshme dhe drejtoresha e Shtabit të emergjencës, Rovena Voda. Dëme ka pasur edhe në Qarkun e Tiranës dhe Lezhës ku shumë njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe banesa si rezultat i dëmtimeve.. Në Qarkun e Lezhës, në total janë 56 pallate dhe 181 banesa të dëmtuara , kurse në Kurbin informacioni është se janë dëmtuar 28 pallate dhe 560 apartamente që kanë lënë pa strehë rreth 2200 banorë.

Share.