Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se demarkacioni me Malin e zi, është bërë keq dhe në dëm të Kosovës. AAK thekson se ata që e kanë futur Kosovën në këtë telashe të madhe, duhet të japin përgjegjësi edhe para popullit edhe para ligjit. AAK thekson se përpjekja e Qeverisë për ta shndërruar demarkacionin në pengesë për procesin e liberalizimit të vizave, është një tjetër gabim i rëndë i lidershipit institucional të Kosovës. “Deklarimet e qeveritarëve se demarkacioni mund të ratifikohet dhe pastaj të korrigjohet, janë jo vetëm qëllimkëqija por edhe të rrezikshme. Gatishmëria e palës malazeze për të përmirësuar gabimet eventuale, e ka zhvlerësuar çdo insistim të Presidentit dhe të Kryeministrit, se ky proces është i pastër”, thuhet në reagim.

Share.