Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi të hënën protestë në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vija e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të kundërshtohet përmes protestave edhe në Tiranë. Ditën e hënë, një grup profesorësh dhe aktivistë të shoqërisë civile manifestojnë përpara Ambasadës së Kosovës kundër kësaj marrëveshje.

Kosova dhe kombi shqiptar nuk ka tokë për të falur. Ne bëjmë thirrje për bashkim në: Tubimin protestues para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, të hënën, më 29 gusht 2016, në ora 12:00, në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të zi Qytetarë dhe personalitete nga Republika e Shqipërisë kanë ndjekur me shqetësim të madh qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të zi”, thuhet në njoftimin për mediat.

Sipas ekspertëve demarkacioni me Malin e Zi i merr Kosovës 8200 hektarë tokë. Në njoftim thuhet se personalitete dhe qytetarë nga Republika e Shqipërisë e kanë ndjekur me shqetësim të madh qëndrimin e qeverisë së Kosovës për këtë çështje.

Share.