Deliq: Pa ndihmën e Qeverisë, sektori turistik rrezikon kolapsin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përveç ditëve të fundjavës, Plazhi i Madh i Ulqinit, ashtu si edhe pjesët e tjera të qytetit, duket i zbrazët. Afaristët po mundohen që ti mbajnë gjallë aktivitetet e tyre, por e kanë të qartë se pa ndihmën e Qeverisë, situata do të përkeqësohet edhe më tej.

Petar Deliq: Si ne ashtu edhe kolegët kemi dhënë maksimimun që çdo gjë ta vendsim në funkcion të turistëve, si plazhet ashtu edhe vendet për kampim, për çka kemi investuar mjete të mëdha finanicare. Për çdo ditë jemi në humbje duke pritur që diçka të përmirsohet.

Deliq është në këshillin e Shoqatës turistike të Malit të Zi, ku ka pasur mundësi të bisedojë në mbledhjet e organizuara. Edhe pse po afrohet fundi i korrikut, ai thotë se nuk është vonë që qeveria të ndihmojë urgjentisht sektorin turisitk me paketën e tretë ekonomike.

Deliq: Kompania jonë ëdshtë e goditur  100% me këtë pandemi, dhe varemi nga turistët e fundjavës të cilët janë gjithnjë me më të pakët. Sa i përket ndihmës së qeverisë, ne na duhet nidhmë maksimale, pasi nuk do të jemi në gjendje të bëjmë as 5% të xhiros në krahasim me vitin e kaluar.

Share.