Delegacioni i parlamentit të Shqipërisë qëndroi në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Delegacioni i Këshillit për politikë të jashtme i Parlamentit të Shqipërisë,i kryesuar nga kryetarja Arta Dade, vizitoi sot Ulqinin ku u takuan me kryetarin e komunës Nazif Cungun. Kryetarja e këtij delegacioni, Arta Dade, deklaroi për TV Teuta se qëllimi i kesaj vizite është diskutimi i cështjeve me interes të ndërsjelltë për dy shtetet, Malin e Zi dhe Shqipërinë ,në lidhje me antarsimin në NATO. Dade ndër të tjera vleresoi marrëdheniet e mira ndëretnike për të cilat shquhet Ulqini dhe shqiptarët e Malit të Zi.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu shprehet i kënaqur me vizitën e këtij delegacioni, duke treguar që marrëveshja e nënshkruar në muajin shtator në mes dy vendeve fqinje  për permiresimin e pozitës së shqiptarëve në Mal te Zi, po ecen me hapa të mira, dhe se rrespektimi i kësaj marreveshjeje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Delegacionit të Keshillit për politikë të jashtme të parlamentit të Shqipërisë në Podgoricë, ku u takuan me zyrtaret e lartë të qeverisë, ndër të cilët edhe nënkryetari i Kuvendit të Malit te Zi, Genci Nimanbegu.

 

Share.