Delegacioni parlamentar për integrime evropiane vizitoi Komunën e Ulqinit

0

Delegacioni i Këshillit të Kuvendit të Malit të Zi për integrime evropiane qëndroi sot për vizitë në Komunën e Ulqinit, me çrast u takuan me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qeverisjes lokale, si dhe vizituan edhe Kriporen e Ulqinit. Kjo e fundit ishte edhe tema kryesore e diskutimit, pasi janë mjaft çështje të hapura të cilat mund të ndikojnë në procesin e mbylljes së Kapitullit 27, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit. Kryetari i këtij këshilli Sllaven Radunoviq, tha pas takimit se është thelbësore që të zgjidhet çështja e pronësisë së Kripores, pa të cilën nuk mund të inicohet revitalizimi i saj. Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, shtoi se problem tjetër paraqet edhe menaxhimi i Kripores, i cili për Komunën do të ishte barrë tepër e rëndë pa ndihmë nga Qeveria e Malit të Zi dhe insittucionet ndërkombëtare.

Share.