Delegacioni nga Deçani për vizitë në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një delegacion i komunës së Deçanit, i kryesuar nga kryetari Rasim Selmanaj, qëndroi për vizitë në Ulqin, ku u pritën nga zyrtarët më të lartë të komunës sonë. Ulqini dhe Deçani janë dy qytete të binjakëzuar, dhe bashkëpunimi është i vendosur kryesisht rreth fushës së artit, ekonomisë , sportit, dhe turizmit.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu tha për televizionin Teuta se me miqtë nga Deçani janë dakorduar që ky bashkëpunim në të tardhmen të intensifikohet nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Të dy kryetarët shprehën nevojën e përfundimit të rrugës që do të lidhë Plavën me Podgoricën nëpërmjet Vërmoshit, çka distancën në mes Deçanit dhe Ulqinit do shkurtonte në vetëm dy orë udhëtim.

Kryetari Selmanaj, tha për televizionin Teuta, se shpreson që në të ardhmen, me investimet që planifikohen,  Deçani të mirëpresë turistë nga Ulqini, të cilët pushimet e veta dimërore do ti kalojnë në malet e bukura të këtij vendi.

Share.