Delegacioni i Kuvendit të Ulqinit vizitoi Këshillin Bashkiak të Shkodrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me iniciativë të kryetarës së Këshillit bashkiak  te Shkodrës, Briselda Truma dhe kryetarit të Kuvendit Komunal të Ulqinit të Ilir Çapuni, u mbajt një takim për intenstifikimin e bashkëpunimeve në fusha konkrete mes dy qyteteve. Dy drejtuesit  ne takimin e zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës kane  rënë dakord për harmonizimin e agjendave të përbashkëta dhe per  intensifikimin e bashkëpunimeve. Më pas delegacioni i Ulqinit ka zhvilluar takim edhe me kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Gjatë bashkëbisedimit u evidentua bashkëpunimi i mirë në mes Shkodrës dhe Ulqinit, në fushën kulturore, të turizmit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe u diskutua mbi mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave më të mira në administrimin e Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Ulqinit, përmes shkëmbimit të punës së specialistëve dhe drejtuesve të kualifikuar.

Share.