Delegacioni francez për vizitë në ndërmarrjen të Mirat Detare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të krijimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel të Mesdheut, Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Zonës Bregdetare priti një delegacion francez të udhëhequr përfaqësuesit e agjensisë franceze për mbrojtjen bregdetare “Konservatorin du Littoral”.

Përveç kësaj, delegacioni përfshinte edhe përfaqësues të komunave Antibes dhe Mareisille që punojnë në menaxhimin e zonës bregdetare në këto qytete. Gjatë vizitës, u shkëmbyen përvojat në fushën e menaxhimit të plazheve, mbrojtjen  nga erozioni,  zhvillimin e turizmit detar dhe sportivo-rekreativ , mbrojtjen e ekosistemeve të vlefshme  bregdetare etj.

Përfaqësuesit e të Mirave Detare organizuan një turne gjatë bregdetit malazez brenda të cilit kolegët francezë patën mundësi të shijojnë karakteristikat e Gjirit të Kotorrit, rezervatin special “Tivatska Solila” dhe plazhat e Ulqinit, me theks të veçantë në mbrojtjen e habitateve të vlefshme bregdetare si dunat e rërës në plazhe dhenë grykën e lumit Buna dhe Adë.

U ra dakord për bashkëpunim të mëtejshëm përmes zhvillimit të projekteve të veçanta për tema me interes të përbashkët,  sidomos duke vlerësuar shkëmbimin e përvojës dhe njohurive  në trajtimin e  problemeve të ngjajshme.

Share.