Deklaratat për Srebrenicën: Opozita kërkon shkarkimin e ministrit Leposaviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deklaratat e ministrit të drejtësisë të Malit të Zi, Vlladimir Leposaviq, se do ta pranojë gjenocidin në Srebrenicë kur ai të bëhet fakt i pakundërshuteshëm, ka ngjallur reagime të ashprah si nga subjektet e opozitës, ashtu edhe nga organizatat joqeveritare.

Leposaviq nuk e mohoi se në Srebrenicë ka nodhur krim por tha se për  ta verifikuar si gjenocid duhet të vëretetohet vullneti në këtë rast i serbëve për të shfarosur një popull tjetër, për çka sipas tij nuk mjafton verdikti i Gjykatës së Hagës, pasi i njëjt nuk ka arritur të procesojë krimet ndaj serbëve. Leposaviq tha se nuk i takon atij të merret me atë nëse në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid apo jo  dhe se nuk ka ndërmend të mohojë verdiktin e institucioneve ndërkombëtare, e aq më pak ndjenjat e boshnjakëve dhe muslimanëve që këtë krim ta cilësojnë si tragjedi.

Pas deklaratave të tija menjëherë reaguan subjektet opozitare, të cilët kërkuan nga Krivokapiq që ta shkarkojë ministrin pasi deklaratat e tija cënojnë orientimin perëndimor të vendit.

Boris Raoniq nga OJQ Aleanca Qytetare tha se vendimi i Gjykatës duhet të jetë i mjaftueshëm që të vendoset pikë në këtë çështje , dhe nëse kjo nuk mjafton atëherë shtrohet pyetja se cili verdikt do të jetë i mjaftueshëm për minstrin. Boris Mariq  i CEGAS thotë se Gyjkata e Hagës ka qenë mjaft e saktë në formulimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe se ministri duhet të tregojë nëse i respekton vendimet e institucioneve ndërkombëtare.

Lidhur me këtë reagoi edhe reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq, sipas të cilit nëse ne në Mal të Zi nuk e dimë se në Srebrenicë ka  ndodhur gjenocid, çka ëshët verdikt i Gjykatës së Hagës, dhe se kjo është politikë e Qeverisë, atëherë ne nuk po shkojmë drejt Bashkimit Evropian. Deri tani nuk ka pasur reagim nga ana e Qeverisë lidhur me deklaratat e ministrit.

 

B.Çoba

Share.