DEBATE E ASHPER NE MES TE DEPUTETEVE NIMANBEGU DHE KNEZHEVIQ LIDHUR ME PERDORIMIN E GJUHES SHQIPE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjate seances se Kuvendit te Malit te Zi ne piken per ndryshimet dhe plotesimet e Ligjit mbi mediat, deputeti i Forces Genci Nimanbegu ka shfrytezuar te drejten Kushtetuese per te cilen ka kohe qe e kane kerkuar, qe ne Kuvendin e Malit te Zi te mund te flitet ne gjuhen shqipe. Nimanbegu e pershendeti kete nisme dhe diskutimin e zhvilloi ne gjuhen amtare, mirepo deputeti i Frontit demokratik Millan Knezheviq tha se perdorimi i gjuhes shqipe vjen si rezultat i vizites se Ilir Metes te cilin e karakterizoi si bashkepuntori me i ngusht i Enver Hoxhes dhe tha se nuk do te komunikoje me deputetet  shqiptare derisa kete te drejte ta fitojne edhe deputetet serb ne Kuvendin e Shqiperise. Nimanbegu u pergjigj se kjo nuk ka te beje me zoteri Meten por me nje iniciative te cilen ai ka kohe qe e ka derguar ne kuvend, dhe se zoteri Meta nuk ka mundur te jete bashkepuntore i Enver Hoxhes pasi ka lindur ne vitin 1969.

Me gjeresisht mund te shikoni videon me poshte…

Share.