Debate e ashper ne Kuvend:Nimanbegu-Knezheviq(VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Mali I Zi duhet te jete vend ku te gjithe popujt duhet te ndihen mire, dhe ne si shqiptare  e kemi deshmuar kete. Kur ju ne vitet e 90 –ta keni shkuar per luftime ne Dubrovnik, ne kemi dashur paqen, kur  Mal I Zi ka dashur pavaresine, ne kemi vleresuar se kjo eshte me e mira per ne, Mali I Zi don te hyje ne NATO-n  edhe ne jemi per NATO  dhe ju duhet te pranoni kete realitet”, keshtu u shpreh Deputeti Nimanbegu gjate nje debate te ashper ne Kuvendin e Malit te Zi.

Gjate diskutimit mbi Ligjet per gjykakat ne Kuvendin e Malit te Zi, deputeti I Forces Genci Nimanbegu pati nje debate te ashper me deputetin e opozites Millan Knezheviq I cili perseriti qendrimin e tij dhe te partise qe perfaqeson se akti me I turpshem I Malit te Zi eshte njohja e Pavaresise se te ashtuquajtures Republikes se Kosoves.

Nimanbegu I holli poshte te gjitha thenjet e tij lidhur me Pavaresine e Kosoves duke vleresuar  se protestat  e organizuara ne ditet e vizites se Zavendeskryeministrit Thaci, nuk jane ne perputhje me ftesat tuaja qe I beni per Qeverine e unitetit popullore dhe se ne kete rast  opozita duhet  te protestoje sa here qe perfaqesuesit e Kosoves kane takime me zyrtare te larte.

Kosova eshte e pranuar nga 25 vende te Unionit Evropian nder te cilat jane edhe Gjermania, Franca, Britania e Madhe, etj dhe ju duhet te respektoni zyrtaret e Republikes se Kosoves.

 

Share.