Debata te ashpra:MANS-Te mirat detare-MOGUL(video)

Debata te ashpra:MANS-Te mirat detare-MOGUL(video)

0

Tryeza e rrumbullaket, 4 dhjetor 2014

“Menaxhimi i të Mirave Detare” dhe raporti I investimeve në zonën e Të MIrave Detare ishte temë e tryezës së rrumbullakët e organizuar nga OJF Mogul dhe MANS në të cilën ishin të pranishëm perfaqesues të institucioneve vendore dhe disa nga qiramarresit e plazhave nga Ulqini. Ajo cfare karakterizoi ne fillim takimin ishte prezenca e 9 perfaqesuesve nga te mirat Detare, edhe pse vetem dy prej tyre ishin te ftuar. Pas fjales pershendetese te kryetarit te Komunes se Ulqinit Fatmir Gjeka dhe drejtorit te OJF Mogul,Xhemal Peroviq, perfaqesuesja e MANS-it Ines Mrdoviq beri prezentimin e raportit te monitorimit te investimeve ne zonen e Te Mirave Detare.

Debata e ashper filloi kur perfaqesuesja e MANS-it Jovana Bullatoviq beri prezentimin e te ardhurave te te mirave detare nga Ada Buna e cila per dy vite kap koston prej 3.2 milion euro. Ne keto te dhena drejtori I te mirave detare reagoi ashper duke I kundershtuar ato.

Sipas analizave te MANS-it te dhenat financiare  per vitet 2008-2013, duke e potencuar vitin 3013, nga te hyrat totale investimet jane realizuar vetem 24 perqind, dhe sipas tyre mjetet financiare qarkullojne neper banka dhe nuk perdoren per investime.

Drejtori I Te Mirave Detare Rajko Baroviq kritikoi ashper perfaqesuesit e MANS-it duke I akuzur se ata po I keqinterpretojne te dhenat finansiare duke theksuar se per cdo euro te shpenzuar ekszistojne faktet dhe se duhet te kemi qasje korekte dhe principjele.

Xhemal Peroviq u shpreh se eshte I befasuar nga sjelljet e perfaqesuesve te Te Mirave Detare te cilet ne cdo diskutim po tentojne ta keqperdorin tryezen edhe pse I kane te gjtha mundesite tjera per tu shprehur si institucion.

Rajko Mihoviq nga Te Mirat Detare thote se kjo ndermarrje nuk vendos se ku do te shpenzohen mjetet financiare por per kete vendos qeveria me propozim te komunave.

Dritan Abazoviq deputet ne kuvendin e MZ, poashtu pati verejtjet e veta  ne punen e Te Mirave Detare  duke potencuar investimet e gabuara sikurse eshte  kacemja ne Rane.

Ne fjalet e Abazoviqit reagoi ashper drejtori Baroviq duke akuzuar udheheqesit e komunes per te gjitha investimet sepse kerkesat vijne nga prijesit komunal dhe ne I respektojme ata cilido qofte ai, e ne kete rast ishte Gezim Hajdinaga kryetare dhe ai kerkoi kete investim, u shpreh Baroviq.

Nderkaq  Fuad Haxhibeti, kryetar I Kuvendit Komunal, deklaroi se projektin e  kacemes ai personalisht e ka kthyer ne vitin 2003  sepse nuk I plotesonte kushtet, por ju perseri e ndertuat dhe pergjegjesia bjen mbi ju.

Xhabir Hoxha u terhoqi verejtjen perfaqesuesve te Te Mirave Detare se investimet  qe bene kjo ndermarrje jane vetem projekte te cilat perseriten dhe per to shpenzohen mjete, ne duam projekte zhvillimore per Komunen e Ulqinit dhe jo projekte te vogla e perseriten.

Xhemal Peroviq poashtu theksoi se Te Mirat Detare pervec investimeve kapitale duhet te investojne edhe ne sportin e Ulqinit ashtu sic bejne me klubet  nga vendet tjera.

Reagime te ashpra nga ana e te mirave detare erdhen edhe ne momentin kur ligjeruesi Ivan Starceviq krahasoi punen e tyre monitoruese sikurse wachdog monitoring dhe ketu pasuan debatat e radhes sepse fjalet I  konsideruan fyese.

Marina Vuksanoviq nga OJQ “ Nada” nga Herceg Novi tha se shpenzimet operative te Te Mirave Detare kushtojne  sa investimet ne nje komune dhe se ato duhet te racionalizohen.

Vlen te theksohet se drejtori I Te Mirave Detare ne fund u pajtua me ligjeruesit duke pohuar se vija bregdetare duhet te kthehet ne suazat evropiane, ktu edhe filloi normalizimi I diskutimeve.

Në fund të debatave është diskutuar edhe për Projektligjin për të mirat detare, ku Xhaudet Cakuli ka shprehur pakënaqësinë e tij si anëtarë I grupit punues  lidhur me propozim ligjin për të Mirat Detare, duke theksuar se ky grup  nga 12 amandamente të propozuara nga Komuna e Ulqinit,ka aprovuar vetëm një.

Tryeza perfundoi, kurse problemet mbesin per tu shqyrtuar dhe eliminuar ne masen e duhur, a do te kete vullnet te mjaftueshem para se gjithash politik, mbetet te shohim ne te ardhmen, konkretisht presim investimet e premtuara dhe ligjin favorizues…

 

It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on Twitter