Dhuroni dashuri për personat me autizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autizmi është çrregullim i zhvillimit i cili paraqitet në përgjithësi në fëmijërinë e hershme. Çrregullimi karakterizohet me pengesa në të folur, komunikim të dobët, dhe paaftësi për aktivitete shoqërore dhe mungesë të interesit për botën për rreth. Psikologja klinike Liridona Bushati, në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” foli për këtë fenomen i cili është përhapur tek një numër të madh i fëmijëve.

Se cili është shkaktari i autizmit, ende është e panjohur, por supozohet që mund të jetë dhe gjenetike. Kohëve të fundit shoqëria është duke u ndërgjegjësuar dhe personat autik pranohen më lehtë në shoqëri. Ajo apelon tek shoqëria që këtyre personave ti dhurojnë dashuri dhe përkushtim, se vetëm në atë mënyrë mund të kenë përmirësim.

Share.