Danilloviq: Përputhje e gishtërinjve për 102 votues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi Goran Danilloviq tha se kontrolli i sistemit AFIS ka konstatuar se shenjat e gishtërinjve përputhen për 102 njerëz që ndodhen në regjistrin zgjedhor dhe se kjo aktualisht po testohet  në Qendrën Ligjore.

Ai vuri në dukje se 472 votues aktualisht nuk kanë vendvotimet e tyre, dhe se në një qendër votimi në Dobrotë ka më shumë se 1000 zgjedhës, çka duhet të korrigjohet. Ministri Daniloviq tha gjithashtu se rreth 10.000 qytetarë nuk kanë dokumente të reja identifikimi. Në regjistrin zgjedhor ndodhen gjithsejt 529.000 njerëz të regjistruar, kurse të drejtë votimi sipas Danilloviq kanë  519.000 prej tyre.

Share.