Danilloviq: Mali i Zi i Bashkuar do të përkrah qeverinë e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi i Bashkuar (UCG) do të mbështesë qeverinë e re, njoftoi kryetari  i kësaj partie, Goran Daniloviq.  Ai shtoi se në subjektin që përfaqëson presin që fitorja e 30 gushtit të konfirmohet në zgjedhjet e ardhshme lokale në Nikshiq, të cilat janë planifikuar në pranverë.

“Mazhoranca e re në nivelin shtetëror përballet me një sfidë të madhe. Ne së pari duhet të ruajmë shëndetin e njerëzve  dhe në të njëjtën kohë të shërojmë ekonominë. Duhet të vendosim  ligjin dhe drejtësinë në Mal të Zi sepse qeverisja prej tre dekadash e PDS  e ka kthyer shoqërinë në fole të protekcionizmit dhe nepotizmit. Puna nuk ka përfunduar sepse shumë komuna, ,janë akoma në kthetrat një-partiake,” tha Daniloviq në  takim me kolegët nga Nikshiq.

Ai vuri në dukje se Mali i Zi i Bashkuar do të mbështesë Qeverinë e re, “pavarësisht nëse janë apo jo dakord me mënyrën e konstituimit të saj, pasi ndryshimet janë të domosdoshme.

Share.