Dan: Ndërpritet linja detare Tivar – Bari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas informacioneve të publikuar në gazetën “Dan”, kompania shtetërore Barska Plovidba, do të ndërpresë linjën e rregullt detare Tivar-Bari pas plot 51 vitesh . Sipas njoftimeve arsyeja e ndërprerjes është remonti i anijes Sveti Stefan 2, e cila prej 3 dhjetorit nuk do të udhëtojë më në këtë linjë.

Ministri i komunikacionit Ivan Brajoviq ka deklaruar se nuk është marrë vendim përfundimtar në lidhje me ndërprerjen dhe se mbajtja e saj është në interes të Malit të Zi. Me ndërprerjen e kësaj linje ka gjasa të mbesin të papunë mbi 80 detarë.

Share.