Dan: Bafte Mavriq anëtare në dy komisione

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazeta Dan sot ka dalur me një artikull në të cilin zbulon se anëtarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Bafte Mavriq, njëkohësisht ishte edhe antare e bashkangjitur e Komisionit Komunal Zgjedhor në Ulqin, çka është në kundërshtim me parimet juridike, pasi i njëjti person nuk mund të vendosë në dy shkallët e procesit. Mavriq ishte anëtare në emër  të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve .

Nga opozita kanë paralajmëruar se për këtë do të dorëzojnë  të gjithë dokumentacionin në Prokurorinë Shtetërore, për marrjen masave të mëtejshme.

Share.