Damjanoviq së shpejti formon parti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish zyrtari i Partisë Socialiste Popullore dhe deputeti Aleksandër Damjanoviq, planifikon që në muajin dhjetor të formojë parti të re, shkruan “Pobjeda”. Këto ditë  janë duke u zhvilluar bisedime me njerëz të tjerë nga Parita Socialiste Popullore por edhe nga partitë e tjera që ndajnë pikëpamje të njëjta me Damjanoviq.

Sipas burimeve të Pobjeda, partie e re do të jetë e profilit qytetar, por nuk dihet akoma nëse do të promovojë politikë të fortë të identitetit kombëtar apo do të fokusohet në temat ekonomike dhe sociale. Sipas planeve paraprake, partia e Damjanoviq do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, duke përfshirë edhe atë në Podgoricë, të cilat konsiderohen si të një rëndësie të veçantë.

Share.