Dalja e Britanisë nga BE, lajm i trishtë për Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian paraqet jo vetëm një lajm të trishtë për BE-në, por edhe për Kosovën dhe të gjitha vendet që aspirojnë integrimet evropiane, ka thënë Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Ministri Çollaku ka deklaruar se kjo ditë është e trishtuar sepse një shtet shumë i fuqishëm, një demokraci e konsoliduar, një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, në mënyrë krejt legjitime dhe demokratike ka vendosur që ta lëre Bashkimin Evropian dhe i vetëm të vazhdojë tutje. Kjo dalje, ka nënvizuar ai, do të mund të nxisë reagime të njëjta edhe tek shtete tjera anëtare të BE-së.“Uroj që kjo të mos ndodhë, sepse mendoj që rrezikimi i funksionimit të BE-së me dalje eventuale të shteteve tjera anëtare do të ishte një fatkeqësi e madhe për Evropën dhe gjitha shtetet tjera që nuk janë anëtare, por aspirojnë këto integrime, siç është Ballkani Perëndimor”, ka theksuar Çollaku.

Në Kosovë, sipas tij, është punuar shumë për reformat të cilat si qëllim kanë përafrimin e vendit me Bashkimin Evropian.Jo vetëm BE-ja, por edhe Kosova po e humb një shtet aleat brenda BE-së, ka theksuar Çollaku.

Share.