Dakoviq: Kafshët e ngordhura vijnë nga Shqipëria, analiza nuk tregoi kërcënim për shëndetin e njerëzve

0

Pas reagimit të popullatës lokale për shfaqjen e disa dhjetëra thasëve me pula të ngordhura në Lumin Buna, përfaqësues të Drejtorisë së Sigurisë Ushqimore, Policisë Komunale të Ulqinit dhe pjesëtarë të policisë kufitare dolën përsëri sot në terren. Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Sigurinë e Ushqimit, Vesna Dakoviq, aksioni urgjent u organizua për të larguar kafshët e ngordhura që lundrojnë në anën e majtë të Adës, drejt kufirit me Shqipërinë.  Dakoviq njoftoi se analizat treguan se kafshët ishin të infektuara me salmonelë të tipit C që nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por nga pikëpamja mjedisore problemi është katastrofal. Ajo shprehu bindjen se kafshët e ngordhura janë hedhur në ujë ga pala shqiptare, por për fat të mirë, pulat  nuk ishin të infektuara me një sëmundje që mund të ndikojë në shëndetin e njeriut.  Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, aksioni i heqjes së kafshëve të ngordhura do të duhet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke pasur parasysh se ka edhe mungesë të pajisjeve të duhura për grumbullimin e mbeturinave të shpërndara përgjatë bregut të majtë të Bunës.

Share.