Daboviq uron Pashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq, uroi Pashkët Arqipeshkvit të Tivarit, Imzot Don Rrok Gjonleshaj dhe të gjithë besimtarët të fesë Katolike.

Në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal, Juve dhe te gjithë besimtarëve katolik, ju percjelli urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Pashkëve.

Me dëshirën që gëzimi i kësaj feste të madhe, edhe në këto kohëra të vështira, të kontribojë në angazhimin për ruajtjen e besimit, tolerancës dhe respektit reciprok.

Në këto ditë të vështira sfidash, kur të gjithë përballemi me pandeminë e koronavirusit, ju uroj qe kete fest ta kaloni ne paqe dhe qetesi në rrethin e të dashurëve tuaj familjar.

Share.