Daboviq: Pandemia ngadalësoi investimet, shpallet konkursi për zgjidhjen ideore të rrethrrotullimit të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas udhëzimeve të Planit Hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare të Malit të Zi, Kepi i Gjeranave përcaktohet si një port me interes kombëtar. Këtu planifikohet edhe Porti i Peshkatarëve, i cili parashikohet të jetë deri për 60 anije të gjata deri në 10 metra, dhe me infrastrukturë shoqëruese për ruajtjen, magazinimin, paketimin dhe trajtimin e peshqve dhe organizmave të tjerë detarë. Arkitekti i qytetit, Aleksandër Daboviq, thotë se studimi i ri shtetëror për këtë lokacion do të krijojë hapësirë ​​për investime dhe se problemi i portit të Milena do të zgjidhet përfundimisht. Me miratimin e planit urbanistik “Fusha e Ulqinit”, ishte parashikuar që qendra e re fizike e Ulqinit,  të zgjidhej me konkurs, thotë Daboviq. Konkursi për një zgjidhje ideore urbanistiko-arkitektonike është shpallur dhe ka për qëllim të rrisë shumë nivelin e infrastrukturës në hyrjen jugore të Ulqinit.

Share.