Daboviq: Një sezon i cili domosdoshmërisht duhet të ketë sukses

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ky sezon veror domosdoshmërisht të ketë sukses në mënyrë që të zvogëlojë deficitin nga viti i kaluar, tha kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, dhe shtoi se janë të kënaqur me vizitën në qytet. “Shohim që Ulqini është plot si në plazhe, rrugë dhe restorante. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur për këtë dhe besoj se do t’u përgjigjemi të gjithë turistëve “, tha Daboviq për Mediabiro.

Ai shtoi se kulmi i sezonit pritet ende, si dhe që të gjithë janë aktivë në ekipin koordinues për monitorimin e sezonit turistik dhe kontribuojnë sa më shumë.

Ai tha se plazhet e Ulqinit janë një markë malazeze, por që në çdo ofertë turistike, vetëm plazhet nuk mjaftojnë. Ai deklaroi se do të organizohen aktivitete të tjera me karakter një ditor dhe dy ditor.

Sa i përket mbikëqyrjes, shërbimet e inspektimit veprojnë në mënyrë parandaluese, dhe nëse kjo nuk jep fryte, duhet të merren masa më te rrepta.

Share.