DABOVIQ : KEMI AKTIVIZUAR ZYRËN PËR PARANDALIMIN E VARËSIVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në krye të Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore në Komunën e Ulqinit është Gjina Daboviq e cila për Televizionin Teuta tha se tashme ky sekretariat ka vënë në funksion zyrën me këshilltarin përkatës në lidhje me problemet e varësive. Sekretaresha Daboviq tha se kjo zyrë ka ekzistuar edhe më parë por nuk ka qënë aktive. Duke parë rëndësinë dhe problemin e madh të varësive është dashur që me patjetër kjo zyrë të aktivizohet. Në kuadër të saj në web faqen e Komunës së Ulqinit është edhe linku i posaçëm i cili të lidh direkt me aktivitete që ndërmerr kjo zyrë.

Varësia në Komunën e Ulqinit posaçërisht ajo nga lëndët narkotike është alarmante,  këtë konstatim  Daboviq tha se e kemi arritur përmes anketimin të bërë nga Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me OJQ “Horizonti i ri” , në të cilin rezultoj se 50 % e të anketuarve njohin dike i cili konsumon lëndë narkotike.

Ta pranosh se je i  varur nga lëndët narkotike dhë të kërkosh ndihmë për të, në Ulqin akoma vazhdon të jetë tabu, këtë e dëshmon  edhe fakti se në zyrën e Komunës së Ulqinti akoma nuk ka trokitur dikush.

Kjo zyrë është e hapur për të gjithë e veçanërisht për të rinjtë, ku me bashkëpunimin e ngushtë të të gjithë akterëve lokal mund ti bëjnë ballë problemeve të varësisë dhe të gjejnë zgjidhje të problemit.

Share.