Daboviq: Çmimi i legalizimit do të caktohet së shpejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për urbanizëm në Komunën e Ulqinit, Aleksandër Daboviq, tha se çmimi i legalizimit për objektet ilegale akoma nuk është caktuar dhe është në procedurë të draftit, por ai do të jetë i bazuar në varësi se në cilën nga 6 zona të qytetit ndodhet objekti.

Sipas Daboviq, çmimi nuk mund të jetë më i lartë se mesatarja , e që është 60 euro për metër katrorë. Në lidhje me planin e detajuar hapsinor për zonën Pinjesh 3, ai tha se për momentin ndodhet për shqyrtim në Ministrinë e turizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe se nga java e ardhshme pritet që ai të jetë në shqyrtim publik në Komunën e Ulqinit.

Share.