Çunmulaj: Banorët i respektojnë masat, por jo edhe aq sa duhet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja epidemiologjike në komunën e Tuzit është rënduar. Me hapjen e covid qendrës dhe testimeve të shpejta është ndihmuar që situata të menaxhohet më mirë, por që shqetësues është fakti që numri i të infektuarve është në rritje, thotë kryeshefi i Policës Komunale, Rexhep Çunmulaj. Masat e reja të cilat i ka sjellë qeveria, Çunmulaj thotë se janë më lehtësuese dhe shton që në ingerencat e tyre janë hapsirat publike, hapsirat e gjelbërta dhe terasat. Masa ndërshkuese nuk kanë ndërmarrë sepse nuk ishte nevoja, qytetarët janë përmbajtur rregullave, por kanë paralajmëruar qytetarët dhe pronarët e lokaleve dhe shitoreve që ti respektojnë masat e parapara për ndalimin e përhapjes së infektimit.

Share.