Cungu takohet me Shehoviq: Të përshpejtohen ndërtimet e shkollës në Sukobinë dhe çerdhes “Solidariteti”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, u takua sot me ministrin e arsimit Damir Shehoviq, ku u diskutua për projektet arsimore në Ulqin, disa prej të cilëve janë duke u vonuar. Shehoviq tha se në periudhën e kaluar në rikonstruktimet e shkollave “Marshall Tito”, “Boshko Strugar” , “Vëllazërim-Bashkimi”dhe “Bedri Elezaga” në Ulqin janë investuar 2,3 milionë euro .

Bashkëbiseduesit ranë dakord që të përshpejtohen aktivitetet në ndërtimin e çerdhes “Solidariteti” dhe shkollës fillore në “Sukubinë. Shehoviq premtoi se mjetet e nevojshme për këtë shkollë,  ministria do ti sigurojë në afat sa më të shkurtër.

Share.