Cungu takohet me investitorët në hoteleri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu zhvilloi sot një vizitë në kantierët e ndërtimit në fushën e Ulqinit, ku në proces ndërtimi janë disa hotele nga investitorët vendas. Gjatë vizitës kryetari u takua me investitorët Bajazit Lajka dhe Hilmi Franca, të cilët kryetarin e njohën me zhvillimin e punimeve dhe problemet me të cilët ato përballen në realizimin e investimeve.

Kryetari Cungu tha se këto investime që janë konform të gjitha rregullave dhe me leje të plota, duhet të jenë shembull për mënyrën e investimeve në qytet. Ai u bëri thirrje edhe investitorëve të tjerë që të ndjekin procedurat e duhura ligjore gjatë investimeve të tyre, pasi në këtë mënyrë do të evitojnë problemet e mundshme. Ai gjithashtu njoftoi se punimi dhe miratimi i planeve urbanistike do të vazhdojë.

 

Share.