Cungu: Sot u finalizua amaneti i të parëve tanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, në një konferencë me antarë, simpatizantë dhe qytetarë ,uroi  kthimin e  Ullishtës se Valdanosit. ”

U k’thye kultura jone , identiteti jone. Dita e sotme dhe data e sotme do të festohet në vitet në vazhdim si dita e Ulqinit dhe ulqinakëve. Një respekt të veçantë në perkujtim të njerëzve që e kanë mbështetë gjithmone kthimin e Ullishtës se Valdanosit, njerzit që sot nuk jetojnë por që mundi dhe amaneti i tyre sot u finalizua me Kthimin e pasurisë të t’pareve tanë.”!- tha Cungu.

Xhaudet Cakuli nënkryetari i Forcës së Re Demokratike në konferencën e sotme kujtoi rrugëtimin që nga viti 2005 per kthimin e Ullishtës se Valdanosit. “Ullini ka percjellë 40 gjenerata në qytetin tonë,Sot është ditë feste për qytetarët tanë. Merita është e të gjithëve,nga neser duhet të veprojmë sepse sot është dita e k’thimit të pronarëve të vërtetë.” – tha Cakuli.

Share.