Cungu: Situata financiare e vështirë, priten ditë më të mira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit akoma është në fazën  e sanimit dhe ballafaqohet me probleme të shumta financiare.Me këtë situatë nuk përballen vetëm organet lokale ,por edhe ndërmarrjet publike.Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu deklaroi për televizionin Teuta se nga kjo situatë nuk është e mundur të dilet shpejt dhe kjo situatë do të zgjasë,pasi që ekzistojnë  marrëveshje obliguese siç janë tatimet dhe kontributet,e që kanë afat të caktuar kohor deri në 10 vjet.

“Komuna ka obligime të shumta dhe kohë pas kohe vjen deri tek bllokimi i xhirollogarisë ,por jemi duke u munduar që ti menaxhojmë në mënyrë të duhur  që dalë ngadalë, edhe komuna e Ulqinit të dalë nga plani i sanimit”, thotë Cungu. Ai shtoi se Komuna e Ulqinit ka plane afatgjata sidomos në zhvillimin e infrastrukturës , ku dy projekte në përmirsimin e kanalizimit dhe ujësjellësit janë në përgatitje, dhe shprehu besimin se shumë shpejt do të fillohet me realizimin e tyre pasi mjetet janë siguruara.

Share.