Cungu: Ne rruge te mbare per kthimin e Valdanosit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Plani Hapesinore i Komunes se Ulqinit i cili u aprovua ne Kuvendin komunal, ishte dhurata me e mire per qytetaret e Komunes se Ulqnit ne prag te Vitit 2017. Sipas ketij plani i cili paraprakisht kishte shume verejtje, si nga qytetaret ashtu edhe nga vete Komuna e Ulqinit, me ne fund u arrit qe te votohet dhe keshtu te krijohen kushte per planifikime te rregullta. Poashtu sipas Planit nuk do te kete ndertime ne Valdanos dhe ne Kripore, kurse zona e lumit Buna do te kthehet nen kompetencat komunale.

Kryetari i Komunes se Ulqinit Nazif Cungu permes nje postimi ne rrjetin social Facebook shpreh kenaqesine e votimit te ketij Plani, duke theksuar se eshte pjese e marreveshtjes e cila sipas tij tanime ka filluar te realizohet.

” Plani Hapësinore i Ulqinit i aprovuar nga kuvendi i Ulqinit me 28 dhjetor 2016 është rezultat i këmbënguljes sonë për arritjen e qëllimeve tona programore.

Ky plan ndalon rreptësisht çfarëdo lloje ndërtimi ne Valdanos. Vetëm Sport dhe Rekreacion.

Kjo është dëshmi qe jemi ne rruge te mire drejt realizimit te marrëveshjes dhe drejt kthimit te ullishtës se Valdanosit”, thuhet ne postimin e kryetarit Cungu.

 

Share.